Ngjarjet e datës 15 maj
Fakulteti i Inxhinierisë Civile i Universitetit të Prishtinës dhe Këshilli i Ndërtimit të Gjelbër të Kosovës (KGBC) organizojnë Forumin 2026. Fokusi është në transformimin e sektorit të ndërtimit nga një model linear në një model rrethor dhe rigjenerues (9:00 deri në 17:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhje. (Salla e takimeve të KGJK-së, ora 9:30)
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare organizon tryezë për Shënim të Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, P38, ora 10:00)
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos (Kabineti i Presidentesm, ora 10:00)
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pret të premten në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Pas takimit do të kenë konferencë të përbashkët për media (Ora 10:45)
Manifestimi përmbyllës i Kryqit të Kuq të Kosovës “Kupa e promovimit të vlerave humane” Kryqi i kuq i kosovës (Salla “1 tetori”, ora 11:00)
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare organizon një sërë aktivitetesh. (Amfiteatri, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00-14:00)
12:00- Fjalë hyrëse e ministrit Andin Hoti
12:10- Fjalimet e organizatave partnere
12:30- Ceremonia e mirënjohjeve për gazetarët dhe mbuluesit e temave sociale
12:50- Performancat artistike
13:15- Sesioni i hapur dhe Netëorking
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?