Musliu: Çfarë bëri qeveria Kurti për bashkatdhetarët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj mërgimtarëve, teka ka shtuar se gjatë vitit 2022 bashkatdhetarët kanë realizuar 2.2 milionë vizita në Kosovë dhe kanë shpenzuar 1.4 miliardë euro.
Në një postim në Facebook Musliu ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë përveç “shumë dështimeve si: mbyllja e Ministrisë për Diasporën, mbyllja e qendrave kulturore, mashtrimi me polisat e sigurisë, mos mbajtja e premtimit për uljen e biletave të fluturimeve, mbajtja peng e Ligjit për diasporën dhe aktualizimi i tij vetëm në situata shantazhesh politike, prodhimi i krizave politike në kohën kur ata më së shumti e frekuentojnë atdheun duke u shkaktuar shumë probleme gjatë udhëtimeve dhe duke ua rrezikuar edhe jetën”.

Ajo ka thënë se Kosova e qeverisur nga kryeministri Kurti, mërgimtarëve nuk ua ofron as “shërbimin obligativ dhe minimal, pajisjen me dokumente personale”./21Media 
Back to top button