Elie Saab me koleksion para vjeshtor 2023

Elie Saab pushoi për pak kohë nga përgatitja e koleksioneve të veshjeve luksoze, për të cilat veçohet, por ndërkohë krijoi këtë koleksion me veshje që i dedikohen sezonin para vjeshtor. Shohim se edhe këto disajne janë mahnitëse.
Në fakt, qëllimi i Saab me këtë koleksion ishte që të krijonte një urë në mes veshjeve luksoze dhe atyre për tregun më të gjerë.
Sofistikimi ishte ai me të cilin Saab synoi të arrinte me këtë koleksion, dhe këtë e arriti, si për ngjyra të veshjeve, ashtu edhe për disajne.
Disenjatori Elie Saab tashmë veçohet për disajnim të veshjeve për gra. Sipas tij, disajnet e tij krijohen gjithmonë për gruan, që ajo të tërheqë vëmendje me to, si për elegancë, ashtu edhe me vetëbesim.
Pra, edhe koleksioni i tij i ri para vjeshtor 2023 i dedikohet gruas e cila gjithmonë shkëlqen dhe magjeps./21Media

Back to top button