Musliu e Kadriu i dërgojnë flamurin kombëtar Kurtit e Konjufcës

Kurti e Konjufca u betuan para flamurit kombëtar

Një veprim interesant ka zgjuar vëmendje sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në momentin që deputetët jepnin betimin, ishte Albulena Haxhiu, ajo që vendosi një flamur kombëtar, por jo edhe Albin Kurti e Glauk Konjufca.

Megjithatë për t’u betuar Kurti e Konjufca para flamurit kombëtar, u kujdes deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriu dhe deputetja Ganimete Musliu e Partisë Demokratike të Kosovës.

Të dyjat kanë marrë flamurin dhe kanë vendosur para Kurtit e Konjufcës.

Përndryshe, për dallim nga kjo legjislaturë, deputetët e VV-së, në dy legjislaturat e kaluara në momentin e betimit si deputet kanë nxjerr flamujt kombëtar, duke u betuar edhe para tyre.

Back to top button