Musliu e nem Kurtin në Kuvend: “Dreqi t’hangtë”, kryeministri shkrihet së qeshuri (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti e deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu janë përplasur në seancën e sotme për dialogun. Kjo e fundit ka kritikuar Kurtin për ndryshime të qëndrimeve, duke e pyetur ‘a po të vjen marre kur po e dëgjon vetën’. E njëjta po ashtu ka thënë se Kurti është frikësuar të marrë armën në luftë.
Deputetja e opozitës ka theksuar  e është krenare për çdo vendim që ka marrë në parlament dhe e ka quajtur atë ‘frikacak’.
Duke i kujtuar Musliut votën e saj pro “Zajednicës”, në replikën e tij, kryeministri Albin Kurti ka thënë se njeriu nuk duhet të jetë krenar për gjithçka në jetë.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shfaqur edhe një video të mëparshme të Kurtit, ku kishte folur për negociatat me Serbinë. Ajo ka shtuar se i njëjti ka fshirë shumë të tilla, por sipas saj shumë prej tyre kanë mbetur.
“Pata me thënë shumë gjëra sot, po sinqerisht nuk po e di cilit Albin me i fol dhe cilit Albin me i bë pyetje. A me i bë pyetje atij Albinit, shokut e Astrit Deharit, Mon Bolajt, e Arben Xheladinit. A t’i bëjë pyetje këtij Albinit me xhipa të zi, i hekurosur, me kollare, me ka 30 truproje e kështu me radhë. Më mirë është me i bë pyetje këtij të hekurosnit këtu edhe me i thënë allahile a po të vjen marre kur po e dëgjon vetën? Mua më kishte ardhur marre kur e kisha dëgjuar vetën kështu. A po të kujtohet Albin kur vishe edhe i qoshe krahët si shqiponjë edhe thoshe ‘Po mbani seanca natën, po tutni prej popullit, prej kujt po ikni’. Çfarë po bën sot Albin, Dreqi t’hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hongër. Asnjë qershi s’do me e lanë. Pse bre Albin? Ah, bre Albin, Albin, mos qofsha në lëkurën tënden ”, ka thënë ajo.

Back to top button