Musliu përmend një rast kur u kërcënua me jetë: Kërcënuesi u gjobit me 300 euro gjobë të cilën nuk e pagoi

Zëvendësdrejtori i IKD-së, Betim Musliu në emsionin “Click” në RTV21 bëri një krahasim të reagimeve të organeve të ndjekjes ndaj kërcënimeve që bëhen ndaj politikanëve me reagimet ndaj kërcnëimeve që bëhen ndaj gazetarëve në rrjetet sociale. Sipas tij reagimi më i shpejt bëhet ndaj rastëve të të parëve.

“Nuk e shohim reagimin e njëjtë në rastet kur janë subjekt i këtyre kanosjeve gazetarët të cilt ushtrojnë detyrën e tyre në bazat ditore dhe të cilët i ekspozohen rreziqeve të mëdha sepse përballja e secilit gazetar në punën e tij të përditshme është shumë e madhe” tha Musliu.

“Ushtritë e ndërtuara në rrjetet sociale e në shumë raste sic po thuhet edhe në raportet ndërkombëtarë vijnë nga grupacionet nga pushteti janë tepër shqetësuese”, tha Musliu.

“Fakti që nuk ka reagim më normal më urgjent edhe në rastet e gazetarëve për të iu dhënë shembull edhe të gjithë atyre mesazheve kërcnuese të ushtrive të Facebook-ut është shqetësues”, tha ai duke shtuar se është shetësues se si trajtohen  rastet në sistemin e drejtësisë .

Ai përmendi se ka qenë i kërcënuar me jetë.

“Iu ka ngrit një aktakuzë që iu ka shku me një urdhër ndëshkimor, d.m.th është bërëpropozim me pagu me gjobë  kështu ë vlerësu prej prokuori dhe është pranu prej gjyqtar gjoba a e dini sa e madhe ka qenë 300 euro …që nuk ka rrit me u pagu prej kërcënuesi “, tha ai duke shtuar se krejt kjo ka ndodhur për shkak të vjetërsimit të rastit./21Media

 

Back to top button