Musliu: Quni dhe Salihaj dëshmitarë në Speciale

Gjatë seancës plenare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka thënë në seancën për mocionin e mosbesimit se ka dëgjuar se deputetët e LDK-së Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë të Gjykatës Speciale.

Këtë ajo e tha duke u bazuar nga fjalimi i deputetit Quni që për të ishte befasi, i cili ka akuzuar udhëheqësit e luftës që vijnë nga PDK-ja.
Musliu tha se një deputet i LDK-së i ka thënë asaj se “Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë në Speciale”.

Ndërsa sa i përket akuzave për ushtarët e UÇK-së që janë bërë sot nga deputetët e LDK-së, për Musliun nuk janë risi sepse kjo parti sipas saj gjithnjë ka krijuar “imazh horror për UÇK-në.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, duke iu përgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nga asnjë institucion vendor apo ndërkombëtar nuk është thirr, as si dëshmitarë, as si i akuzuar.

Ndërsa, Salihaj ka demantuar një gjë të tillë, duke thënë se deri tani askush nuk e ka kontaktuar lidhur me këtë çështje.
“E them me përgjegjësi të plotë se askush as nuk më ka kontaktuar për këtë rast”, u shpreh ai./21Media

Back to top button