Mustafa: Ju falënderoj për bashkëpunimin

“Uroj që të votoni sipas bindjes  tuaj” tha Mustafa

Pas diskutimeve që u bënë lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë , Kryeministri Isa  Musatafa tha se i falënderon për bashkëpunimin të gjithë. Duke e përmendur edhe faktin qe sot janë të pranishëm të gjithë.

”Unë nuk kom çka të them në mënyrë të veçantë, ne duhet të respektojmë jetën paralametare, duhet t’i nënshtrohemi vullentit të qytetarëve dhe Kuvedit. S’dëshiroj fare të komentojë kush kujt ju bashkangjite, une edhe pa votu ju falënderoj per bashkepuniminh që kemi pasë. Me vjen mirë që shumica janë në Kuvend,  ju falënderoj”, tha Mustafa. / 21Media

Back to top button