Musliu-Shoshi pas liberalizimit të vizave nga Tajlanda Kurtit e Gërvalles: Koncentronu te njohjet

Pas vendimit të Tajlandës për liberalizimin e vizave, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, është tallur me kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomaten Donika Gërvalla, të cilët po krenohen me këtë vendim.
Musliu-Shoshi në “Faceboook” ka shkruar se Tajlanda ia ka hequr vizat Kosovës dhe 92 shteteve tjera për interesa te saj.
Ajo ka ftuar Kurtin dhe Gërvalaln që të koncentrohen në sjelljen e ndonjë njohje për Kosovën.
“Shumë më shpejtë kanë bërë njoftim që janë heq vizat e Tajlandës për Kosovën avio-kompanitë sesa Donika e Albini! Tajlanda ka nevojë për më shumë turistë dhe ka bërë ndryshim të politikave siç është heqja e vizave për shumë shtete e në mesin e tyre (93) është edhe Kosova! Për sukses, koncentronu më shumë te ‘tigrat prej letre’ e siguroni ndonjë njohje a anëtarësim se mashtrimi s’po iu ecë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?