Musliu-Shoshi reagon ndaj ambasadës së Kosovës në Dubai: Marre në çfarë deregje ka ra diplomacia jonë

Deputetja nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj Ambasadës së Kosovës në Dubai, e cila ka postuar krerët e shtetit gjatë homazheve të tyre në Prekaz.

Musliu-Shoshi tha se ky veprim nga diplomatët e Ambasada është i jashtëligjshëm dhe tregon për nivelin e servilizimit dhe joprofesionalizmit, dhe kapjen e diplomacisë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

“Përbesë fort marre në cfar deregje ka ra diplomacia jonë! Përvec që një veprim i tillë nga diplomatët e Ambasada është i jashtëligjshëm, kjo tregon për nivelin e servilizmit, joprofesionalizmit dhe me shumë dëshmon KAPJEN e diplomacisë nga LVV!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

Tutje, Musliu-Shoshi shtoi se dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë veprim./21Media

Back to top button