Nagavci uron mësimdhënësit: Mirënjohje pa fund për kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë

Për nderë të ditës së 7 marsit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre në arsimin e brezave të rinj.

Tutje, Nagavci u shpreh se roli i tyre në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

“Në këtë ditë të rëndësishme, ju falenderoj për punën dhe përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore. Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimine të ardhmes sonë”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”./21Media

Back to top button