Musliu: Vetëm këtë vit 16 pjesëtarë të FSK-ja janë larguar nga shërbimi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu, ka shprehur shqetësim me trendin e largimit të pjesëtarëve të FSK-së nga shërbimi ushtarak.
Musliu ka bërë me dije se vetëm gjatë këtij viti nga FSK-ja janë largua 16 pjesëtar.
Në një postim në Facebook ka shkruar se duhet të reagohet sa nuk është bërë vonë.
“Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë! Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtarë. Vetëm nga 1 Janar 2023 deri sot janë larguar 16 pjestarë të FSK-së”, ka shkruar Musliu në Facebook./21Media

Back to top button