Musliu: VV nuk e durojnë Thaçin se është nga Drenica

Nga seanca në Kuvendin e Kosovës

Deputetja nga anët e PDK-së, Ganimete Musliu, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet seanca për votimin e Qeverisë, tha se ky koalicion nuk është një koalicion i shpresës.

Ajo deklaroi se puna e parë që ka bërë ky koalicion kur kanë marrë postin e kryeparlamentarit, duke iu adresuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe Glauk Konjufcës, është zhvendosja e fotografisë zyrtare të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Arsye për këtë sipas Musliut, është fakti i vetëm se ata nuk mund ta durojnë një president nga Drenica./21Media

Back to top button