Mustafa arrin për Interpelancë

Mustafa iu bashkua seancës së Kuvendit

Kryeministri Mustafa erdhi në seancën e Kyvendit, ku me tu kthyer deputetët nga pauza pritet që të nisë raportimi i tij. Ndërkohë, para kësaj pauze, u miratua ligji për minierat dhe minerale, u votuan rekomandimet në lidhje me mozbatimin e rekomandimeve të avokatit të popullit nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu deputetët miratuan rekomandimet në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, por nuk u miratua rezoluta për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes./21Media

Back to top button