Dështoi rezoluta për aktivistët e Vetëvendosjes

Përsëri nuk u miratua rezoluta për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes

As sot deputetët nuk e miratuan Rezolutën për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes. 31 deputetë votuan kundër, 22 për dhe 16 abstenuan. Kuvendi miratoi rekomandimet në lidhje me moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të propozuara nga deputetja e AAK-së Time Kadrijaj.

Rekomandimet morën 59 vota për, 5 kundër dhe 3 abstenime.

Po ashtu deputetët miratuan edhe rekomandimet në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë. 63 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe 2 abstenuan.

Kuvendi ka shkuar në një pushim të shkurtër për t’u kthyer sërish ku parashihet që kryeministri i Kosovës të mbajë interpelancë me kërkesë të deputetes të Vetëvendosjes, Donika Kadaj.

Back to top button