U zotuan se ky bashkëpunim do të thellohet

U zotuan se ky bashkëpunim do të thellohet

Ministrisë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka diskutuar me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, për nevojën e mbështetjes së sektorit të bujqësisë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Siç njofton ministria, ata kanë diskutuar edhe për rivazhdimin e procesit të akreditimit të Agjencisë për zhvillimin e Bujqësisë, për ngritjen e transparencës dhe ndarjen e granteve.

“Konkretisht, u diskutua për nevojën e mbështetjes së sektorit të bujqësisë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, rivazhdimin e procesit të akreditimit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për të ngritur transparencën në ndarjen e granteve dhe subvencioneve, si dhe në ngritjen e kapaciteteve konkurruese të të gjitha njësive të Ministrisë drejt përfitimit dhe implementimit të projekteve në kuadër të IPA I II”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Tutje bëhet e ditur se ministri Mustafa falënderoi ambasadoren Apostolova për rolin kyç që ka luajtur Zyra e BE-së në përkrahjen dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë, dhe u zotua që ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen./21Media