Mustafa fton Prokurorinë ta përcjellin procesin e sigurimit të librave

Ish-zëvëndësminsitri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka kërkuar që Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit ta përcjellin me vëmndjen çështjen e sigurimit të librave për nxënesit e shkollës fillore.
Ai ka thënë se ka dyshime lidhur me këtë subvencionim që do të bëhet, meqë sipas Mustafës, Ministria ka rritur dy herë buxhetin e alokuar.
“Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , sepse kemi rrithje të shpenzimeve pêr tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar .Dhe kjo nuk besoj që është rastësi…”, ka thënë Mustafa
Sipas tij , MASHT kishe alokuar për këtë tender 4.3 milionë euro, derisa sipas shifrave që ka prezantuar ministrja Nagavci, do të tejkalohet buxheti prej 9 milionë euro.
“Dy ditë më parë në postimin tim prezantova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasat 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasat 6 dhe 8. Për këtë tender, MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion €. Në postimin tim supozova se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëherë vetëm për tekstet 1-5 do të shpenzohen së paku 9 milion €.’, ka shkruar ai.
“Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €.Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili përfolët për shumë ndërhyrje e keqpërdorime ne ministri e institucione të arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDBashi dhe se ka disa kallëzime penale.”, ka shkruar ai në Facebook./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?