Mustafa i LVV-së: “Sharri qytet i turizmit malor gjithë sezonal” është plani ynë ambicioz

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati për kryetar të komunës së Dragashit nga LVV, Filiz Mustafa ka paraqitur disa nga programet e tij qeverisëse në qoftë se bëhet kryetar.
Ai zotohet se do të investojnë në infrastrukturën bazike, iniciativën për bizneset e reja përmes startupeve dhe do të mbështesin gratë ndërmarrëse.
“Ne do të investojm fillimisht në infrastrukturën bazike të gjitha vendbanimeve të cilat kanë potencial për zhvillimin e turizmit malor e që pothuajse çdo fshat i trevës sonë nga Zaplluza deri në Restelicë ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizimit. Tek ekonomia lokale ndryshe çka është bërë deri më tani përmes kategorisë së subvencioneve ne do të mbështesim iniciativat e bizneseve të reja përmes startupeve dhe poashtu do të mbështesim edhe gratë ndërmarrëse”, tha ai.
Mustafa shtoi se misioni i tij është të bëhet qyteti i Sharrit, qytet i turizmit malor gjithë sezonal.
“Sharri qytet i turizmit malor gjithë sezonal është misioni dhe vizioni ynë e poashtu plani ynë ambicioz. Të gjithë që vinë për vizitë në komunën tonë, e njohin për bukuritë magjepse që na ka fal zoti dhe për resurset, potencialin e jashtëzakonshëm që e kemi në territorin tonë, por që fatkeqësisht kjo nuk përkthehet në zhvillim ekonomik lokal poashtu edhe në promovimin e këtyre bukurive”, deklaroi ai. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?