Mustafa irionizon me Muratin: Shumë po kanë qytetarët pare në banka, sa që po ikin nga vendi

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, që tha se depozitat bankare në Kosovë kanë shënuar rritje.
Muarti tha se ka mbërritur në 4.88 miliardë euro niveli i depozitave në sistemin bankar në Kosovë, në fund të muajit korrik, ku sipas tij rol të rëndësishëm ka pasur kontributi i diasporës.
Për këtë deklarim Mustafa, në një postim në Facebook, ka thënë se “qytetarët po kanë aq shumë para në banka sa që po ikin jashtë vendit”.

“Tregoni dikush ministrit të Financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhur ministri në pushtet”, ka shkruar Mustafa në Facebook./21Media
Back to top button