Mustafa dhe Rudari kanë vizituar fermerët e Podujevës

Mustafa dhe Rudari kanë vizituar fermerët e Podujevës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari ka vizituar sot kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave, si dhe me bletarët. Mustafa është njoftuar nga afër me punën, sfidat dhe planet e kultivuesve.

“Angazhimi im për të qenë sa më afër prodhuesve bujqësor do të vazhdojë në çdo komunë, me qëllim që të shoh nga afër punën që është duke u bërë në të gjithë sektorët e bujqësisë, e po ashtu për t’u njohur edhe me sfidat me të cilat përballen këta fermer. Bashkëpunimi do të jetë në vazhdimësi, për të ofruar përkrahjen tonë përmes masave të ndryshme për të gjithë prodhuesit vendor”, ka thënë Ministri Mustafa, është bërë e ditur në komunikatën e ministrisë.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari e ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe përkrahjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë, duke e njoftuar po ashtu edhe për projektet e tyre për zhvillimin e sektorit të bujqësisë./21Media