Mustafa: Kemi kërkuar që VV pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj

Letra e LDK-së nuk do të shqyrtohet në organet e LDK-së!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duke folur rreth ofertës që i kanë bërë sot Vetëvendosjes, tha se kanë kërkuar që VV pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj lidhur me partneritetin e mëtutjeshëm dhe si e shohin ata vendin e LDK-së në këtë partneritet.

“Ajo është ofertë që ne e kemi trajtuar gjatë bisedave tona, ne kemi kërkuar që VV pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj lidhur me partneritetin e mëtutjeshëm dhe si e shohin ata vendin e LDK-së në këtë partneritet. Së pari të sqaroj që ne nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje nëse nuk është marrëveshje partneriteti, në të cilën dy palët do të ndiheshin të fuqishëm për aq sa kanë marrë besimin e qytetarëve te Kosovës. Në këto biseda ne e kemi dhënë pozicionin e saj për mënyrën se si të përafrohemi dhe gjejmë zgjidhje, prandaj pa marrë parasysh si e cilësojmë në si zgjidhje politike, si ofertë ose si bazë për arritje të marrëveshjes, ato kanë qenë qëndrimet të tona dhe kemi prit se VV do t’i mirëpret në mënyrë që vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet”, tha Mustafa.

Mustafa tha se LDK në asnjë rast nuk ka kërkuar shtim të ministrive, ndryshim apo këmbim të ministrive. Ai shtoi se letra e VV-së nuk është trajtuar në organet e LDK-së  përkundër që një gjë e tillë paralajmëruar sot nga nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, por siç tha Mustafa oferta e VV-së nuk do të trajtohet  në organet e LDK-së sepse sipas tij, atje trajtohen vetëm parimet dhe mbi to do të vendoset a do të bëjnë apo jo marrëveshje.

“Ne nuk kemi hy ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosje sepse ne në qoftë se e trajtojmë në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda me VV-në, në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, këmbim të ministrive, por, kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shtjellojmë një pozicionim të tillë, por i trajtojmë qëndrimet tona”, tha Mustafa.

Mustafa tutje ka thënë se takimi i ardhshëm duhet të bëhet për të arritur marrëveshje. Shtoi se  do të bëjmë përpjekje që ky të jetë takimi i fundit. “Nuk shoh arsye që të ulemi dhe të flasim për tre orë dhe të dalim si memecë pranë jush, shof arsye që takimi i ardhshëm mund të bëhet vetëm për të arritur deri te marrëveshja”, ka thënë Mustafa.

Ai paralajmëroi se brenda kësaj jave do të keni epilog në organet e tyre. “Ne duhet të rikonfirmojmë qëndrimet tona në organet tona pastaj shohim si do të reflektojë edhe Vetëvendosje meqenëse ata e kanë definuar këtë shkresë si përfundimtare e nëse kjo është përfundimtare edhe ne qëndrimet e subjektit tonë duhet të jenë përfundimtare”, tha Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar ofertën e dërguar sot me shkrim kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në këtë ofetë parashihet që Glauk Konjufca të tërhiqet nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe LDK-së t’i mbetet kjo pozitë deri në zgjedhjen e presidentit në vitin 2021. Përndryshe nga oferta e fundit e VV-së ku parashihej që numri i minsitrive të rritet në 14, LDK propozon të metën 12 ministri por me disa ndryshime: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. LDK po ashtu kërkon VV që të  të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President.

Ndërsa, LDK dje ka pranuar një propozim të ri nga Vetëvendosja. Lëvizja ka propozuar që numri i ministrive të rritet në 14, duke i ofruar LDK që të jetë në krye të 6 ministrive, atyre tu mbesin 5 ministri ndërsa 3 ministri t’i takojnë minoriteve. Më këtë rast Vetëvendosje i ka ofruar LDK-së edhe zëvendëskryeministri e parë. Në këtë pako po ashtu Vetëvendosje ka propozuar që të bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK./21Media

 

 

 

Back to top button