Mustafa: Kthesa të mëdha në shumë fusha
”Askush si LDK-AKR-Alternativa nuk i adreson shqetësimet e qytetarëve”
Duke shprehur bindje të plotë se më 11 qershor do të dalin fitues, kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti garantoi se askush më mirë se ky koalicion nuk i adreson siç tha shqetësimet e qytetarëve.
Nga Kamenica, Hoti, tha se i njëjti do të punojë për një shtet të fortë dhe demokratik. “Ia kemi borxh qytetarëve tanë te punojmë shume dhe janë amanete të presidentit Rugova për të ndertu një shtet të fortë dhe demokratik ku të rinjtë gjejnë pune, ku rriten pensionet etj..”, tha ai.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se ky koalicion do të bëjë kthesa të mëdha në shumë fusha.
“Kthesa në punësim, zhvillim ekonomik, për integrim në BE, luftë ndaj korrupsionit, janë keto vetëm disa nga objektivat e këtij kolaiiconi”, shtoi Mustafa.
I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, vuri në pah se ky bllok i siç tha i paqes dhe njerzëve të dijes do të punojë shumë për mirëqenie ekonomike. “Edhe presidenti Ibrahim Rugova thoshte: liri, pavarësi dhe mirëqenie ekonomike. Nuk ka pavarësi të plotë pa mirëqenie ekonomike…Ky koalicion do të bëjë Kosovën me mirëqenie ekonomike. Të tjerët e kanë dhunu, e kanë vjedhë Kosovën”, tha Pacolli.
Koalicioni vazhdoi aktivitetin në Gjilan dhe Novobërdë./21Media