Mustafa: Marrëveshja është që kryeparlamentari të jetë nga LDK

Mustafa thotë së përgjegjësinë për formimin e qeverisë e ka Vetëvendosje

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se pëgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij ky subjekt politik i cili ka dalë i pari në zgjedhje duhet të ofroj zgjidhje.

“Ne afër jemi nuk ka asnjë arsye që të ngulet këmbë të mos gjendet një zgjidhje e cila do të mundësonte që me 26 të kemi kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit që në këtë rast marrëveshja është që të jetë i LDK-së dhe që të propozohen anëtarët e qeverisë, nënkryetarët e Kuvendit “, tha Mustafa duke shtuar se nëse nuk konstituohet Kuvendi më 26 dhjetor atëherë do të bëhet përsëritje e situatës së vitit 2014.

Po ashtu Mustafa tha se në takimet me VV-në i kanë ofruar si opsion që ata të kenë gjashtë ministri ndërsa LDK katër ministri.

Këto deklarata Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i bëri në një konferencë për media pas takimit me Këshillin e Përgjithshëm të partisë. Rreth mbledhjes Mustafa tha së i ka njoftuar anëtarët e këshillit për ecurinë e bisedimeve të deritashmë me VV për formimin eventual të koalicionit qeverisës. “ LDK mbetet e përkushtuar për arritjen e një koalicionit me VV”, tha ai. /21Media

Back to top button