Mustafa: Për VV-në, o zgjidhet Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa foli në foltore të Kuvendit pa mikrofon të ndezur. Ai tha se për Vetëvendosjen është e rëndësishme që të zgjidhjet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
“Për Vetëvendosjen o zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi. Ne nuk mund të pranojmë një qasje të tillë”, tha ai.