Mustafa thotë se Qeveria Kurti e ktheu vendin në vitin 2000

Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reguar lidhur me reduktimet me energji elektrike në kohë dimri. Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën në vitin 2000, pa rrymë e me gjeneratorë.
“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregat. Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve! Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Sot gjatë ditës kritika ndaj Qeverisë Kurti për reduktime me rrymë ka pasur edhe nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kështu ka njoftuar se KEDS. Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth dy orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. 
KEDS fton konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco, ta hapin atë, si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime./21Media 

Back to top button