Mustafa tregon se kur zgjedhet kryetari i ri i LDK-së

 

Kryetari i dorëhequr i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se më së largu deri në mesin e marsit ky subjet politik do të ketë kryetarin e ri.

“Jo, nuk janë përmendur, iu kemi thënë që të mendojnë, të bëjnë propozime ndërkohë do të mundohemi sa më shpejt të kemi propozimet prej degëve, edhe prej kryesisë edhe ta përmbyllim këtë proces sa më shpejt. Nuk kemi caktuar datë, afati më i gjatë i mbledhjes është 60 ditë, por ne nuk do të presim 60 ditshin, do të bëjmë përpjekje që diku më së largu deri në mesin e marsit ta përmbyllim këtë proces”, ka thënë ai para mediave.

Sa i përket rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit , Mustafa ka deklaruar se LDK më mirë që paguan çmimin e humbjes me vota, se sa të prishen marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button