Presidenti i Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër u.d të presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ku ka uruar përvjetorin e pavarësisë për Kosovën. Pasi ka pranuar këtë letër, Osmani ka shprehur mirënjohe për mbështetjen e SHBA-ve ndaj Kosovës.

“ Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë. Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ”, ka shkruar Osmani.

Përveç dialogut me Serbinë, në këtë letër Biden ka siguruar popullin e Kosovës se SHBA do t’iu mbetet mik i përkushtuar, po ashtu ka thënë se për të dhe familjen e tij Kosova zë një vend të veçantë duke përkujtuar kontributin e djalit të tij të ndjerë në Kosovë, Beau Biden./21Media