Mustafi: Vuçiqi më mirë ta ndalojë gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve në Luginë

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të tij se kryeministri Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair promovoi idenë e “Shqipërisë së madhe”.

Mustafi ka thënë se Vuçiqi do të ishte mirë të merrte masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Si dhe të zbatojë obligimet ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të Luginës. Se sa të referohet në këtë gjuhë të papranueshme”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button