Nafta dhe benzina sot pak më lirë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.
Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.63 euro, një cent më lirë se dje.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.55 euro për litër, ndërsa dje ishte 1.56.
Kurse gasi do të kushtojë 0.75 euro për litër.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?