Nagavci del me njoftim për subvencionimin e tekstet shkollore

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se brenda gjashtë ditëve të para nga hapja e sistemit për aplikim për subvencionim, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime.
Ajo ka thënë se deri tash nuk ka pasur ankesa. Ajo ka shtuar se verifikimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave po zhvillohet në mënyrë të rregullt.
“Brenda gjashtë ditëve të para nga hapja e sistemit për aplikim për subvencionim, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime. Deri më tani, janë verifikuar 730,064 aplikime, duke treguar angazhim dhe efikasitet të lartë në menaxhimin e procesit. Procesi po zhvillohet pa pengesa, dhe deri tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga prindërit, çka dëshmon për funksionalitetin dhe transparencën e sistemit”, ka shkruar në Facebook.
Kjo metodë e sigurimit të librave të nxënësve ka filluar në vitin 2023./21Media