Nagavci: MASHTI ka ndërmarrë masat që provimi i maturës të realizohet si duhet

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka uruar sot të gjithë maturantët për provimin e maturës shtetërore.
“Kjo është një ditë e rëndësishme sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar. Andaj, uroj që secili nga ju të arrini rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë”, shkroi Nagavci.
Nagavci ka thënë se Ministria i ka ndërmarrë të gjitha masat që të arrihen rezultate të larta.
“Si Ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna. Një falenderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës”, shkroi më tej Nagavci./21Media

Back to top button