Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrokullisen me traktor në Jezerc, dy të lënduar

Si pasojë e një vetaksidenti në Jezerc të Ferizajt, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se drejtuesi i traktorit, në malet e fshatit nga pakujdesia shkaktoi vetaksident.
I njëjti pasi pranoi trajtim mjekësor, është liruar, ndërkaq pasagjeri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button