Kaloni te përmbajtja kryesore

Nagavci: Mbi 60 mijë prindër aplikuan për 24 orë për subvencionim të teksteve shkollore

Brenda 24 orëve të para, pas hapjes së aplikimit për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën e-Kosova, kanë aplikuar 60 mijë e 244 prindër, kështu bëri të ditur Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

Në një postim në Facebook ajo ka inkurajuar prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

”Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected]”, ka shkruar Nagavci./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button