Nagavci mori pjesë në Forumin Botëror të Edukimit në Londër

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2022 në Londër me temën “Arsimi: Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, më të fortë, më të guximshme dhe më të mirë”.
“Në këtë forum, pjesë e së cilit janë edhe ministra të arsimit nga shumë vende të botës, si dhe ekspertë të arsimit, synojmë të shtojmë bashkëpunimin në mënyrë që së bashku të adresojmë çështje dhe sfida dhe me anë të bashkëpunimit të gjejmë zgjidhje. Qeveria e Kosovës me përkushtim të plotë po punon për mbështetjen e mësimdhënësve dhe nxënësve në mënyrë që të ngritet performanca në arsim. Prandaj, Forumi Botëror i Edukimit është njëra nga mundësitë më të mira për të shkëmbyer përvojat e sistemeve të tjera arsimore dhe për të përshtatur praktikat e mira në kontekstin tonë”, ka shkruar Nagavci.
Nagavci ka falënderuar Qeverinë britanike dhe ambasadorin në Kosovë, Nicholas Abbot për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm./21Media

Back to top button