Nagavci përgëzon shkollat që e kanë filluar mësimin

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka përgëzuar shkollat të cilat e kanë nisur procesin mësimor.

Nagavci ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që ta mirëkuptojnë situatën, dhe të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare.

“Edhe një herë përgëzoj shkollat dhe mësimdhënënsit që kanë filluar mësimin dhe kërkoj nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Ajo theksoi se në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, “janë marrë për bazë të gjitha kërkesat, duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit”.

“I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim”, ka shkruar Nagavci.

Nxënësit ende nuk kanë nisur procesin mësimor pasi mësimdhënësit janë në grevë. Ata po kërkojnë 100 euro deri në finalizim të Ligjit të Pagave./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button