FC Ballkani arriti në Prishtinë

Skuadra e FC Ballkanit sot arriti në Prishtinë, pas asaj që i ndodhi mbrëmë, që ende pa e kaluar Çekinë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej.
“Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërrijtëm shëndosh e mirë në Prishtinë. Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që ju mbajtën të informuar për gjithqka dhe tifozëve shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta.”, informoi FC Ballkani në Facebook.=
Ballkani mbrëmë humbi 2-3 nga Slavia Pragues. Me pikët e reja, Slavia Prague tani renditet në vendin e parë në Grupin G me katër pikë të arkëtuara, krahas Ballkanit që zë vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar./21Media

Back to top button