Nagavci raporton sot para deputetëve
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Nagavci do të raportojë lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/20202.
Komisioni ku pritet të raportojë ministrja Nagavci do të fillojë në ora 10:00.
Ndërkohë që në rend ditës Komisioni do të miratoj edhe procesverbalin e mbledhjes së mbajtur 21.09.2021.