Nagavci reagon pas dyshimeve për sulm seksual ndaj një nxënëseje

 

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar lidhur me pretendimet për ngacmimin ndaj një të miture në një shkollë në kryeqytet.

Nagavci ka thënë se ende nuk kanë informata zyrtare, por që siguron se do ta trajtojë me prioritet dhe kujdes të veçantë.

“Në lidhje me shkrime dhe statuse të shumta që janë publikuar sot rreth një rasti që dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të një shkolle në kryeqytet, edhe pse nuk kemi ende informata zyrtare, ju siguroj se do ta trajtojmë me prioritet dhe kujdes të veçantë. Besoj se njejtë do të veprojnë të gjitha institucionet kompetente”, ka thënë Nagavci.

Nagavci ka thënë se është me rëndësi të ketë bashkëpunim të plotë mes shkollave, prindërve, shërbimeve profesionale e institucioneve të tjera përgjegjëse.

“Është shumë me rëndësi që në vazhdimësi të ketë bashkëpunim të plotë në mes të shkollave, prindërve, shërbimeve profesionale e instucione tjera përgjegjëse. Të gjithë së bashku duhet të punojmë shumë për edukim dhe në mënyrë që t’i eleminojmë dukuritë negative nga shkollat dhe shoqëria jonë. Meqë bëhet fjalë për fëmijë të mitur, i ftoj të gjithë që të përmbahen nga çdo deklaratë dhe publikim që përmban të dhëna dhe detaje të cilat mund të dërgojnë në identifikimin e tyre”, ka shkruar Nagavci në Facebook./21Media

Back to top button