Nagavci tha se mësimi do të zhvillohet sipas Udhëzuesit, i cili parasheh 4 skenarë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot ka deklaruar se në mënyrë që të ketë cilësi më të mirë, institucionet shkollore duhet të mbesin të hapura e mësimi të zhvillohet me prezencë fizike dhe kjo siç ka theksuar ajo, kërkon punë e përgjegjësi nga të gjithë.
Ministrja ka potensuar se mësimi do të vazhdojë të zhvillohet sipas Udhëzuesit, i cili parasheh 4 skenarë.
“Nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me Covid-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve, përfshirë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve, varësisht se si përcaktohet nga Task Forcat në nivel komune. Video-mësimet do të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), dhe mund të gjenden edhe në kanalin zyrtar të MAShTI.”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ajo u ka dëshiruar sukses të gjithëve.
Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot ka informuar se nesër do të nisë periudha e dytë e vitit shkollor 2021-2022./21Media

Back to top button