Nagavci thotë se Qeveria Kurti 2 është realitet i ri dhe i pashmangshëm

 

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci reagoi pas vendimit të sotëm të Gjykatës Supreme, e cila mori vendim për ndalimin e kandidimit të Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nagavci përmes një shkrimi u shpreh se qeveria Kurti 2 është realiteti i ri dhe sipas saj, pashmangshëm e i shumë pritur.

“E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur. Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës.”, shkroi Nagavci në facebook./21Media

Back to top button