Prishtina e Fushë Kosova mbesin në zonën e kuqe

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, brenda 7 ditësh.

Në zonën e kuqe vazhdojnë të jenë Prishtina dhe Fushë-Kosova. Në këto dy komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lejuar operimin deri në orën 21:30, ndërsa deri në orën 05:00 iu ndalohet lëvizja.

Në zonën e verdhë janë 19 komuna: Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani të cilat këtë javë kanë kaluar nga zona e kuqe në të verdhë dhe komunat Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.

Ndërkaq në zonën e gjelbër janë 17 komuna: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Në këto komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lejuar operimin deri në orën 22:00, ndërsa pas saj shërbimin me vete. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve./21Media

Back to top button