Napoli, kampion i Serie A pas 33 vitesh

Edhe barazimi ndaj Udineses i kreu punë Napolit që ta prek titullin e Serie A pas plot 33 vitesh.

Skuadra e Napolit barazoi sot me Udinesen 1:1 në stadiumin “Dacia Arena”, barazim ky i cili i mjaftoi që të shpallet kampion i Serie A.

Heroi i napoletanëve është Victor Osimhen, i cili barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 52’ të ndeshjes, ndërsa Udinese kryesonte 1:0 falë golit të Sandi Lovric në minutën e 13’.

Me pikët e reja, Napoli ngjitet në kuotën e 80 pikëve, 16 sosh më shumë se Lazio në vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit. Kjo gjë nënkupton se matematikisht Napoli siguron titullin e Serie A.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Back to top button