Bega: Është demoralizuese që të punosh me pagat që kanë qenë para dy viteve

Njohësi i çështjeve të Ekonomisë, Erton Bega në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se tashmë ka ardhur një moment kur kërkesa për paga, për kompensim është rritur jashtëzakonisht shumë dhe se bizneset janë zënë të parapërgatitura në menaxhimin e biznesit të tyre.

“Tashmë është një moment ku t’i patjetër duhet të reflektosh mbi situatën të cilën është krijuar sidomos në dy vitet e fundit, nga inflacioni pas pandemisë fillimisht pastaj edhe pas luftës në Ukrainë”, ka thënë Bega.

Ai tutje, ka theksuar se kosto e jetesës është rritur dukshëm dhe se është demoralizuese që të punosh me pagat që kanë qenë para dy viteve./21Media

Back to top button