Hoxhaj: Në 30 vjetët e fundit Kosova tri here ka humbur gjenerata

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë për shkak të pandemisë Kosova po humb një gjeneratë të tërë në arsim, duke theksuar se në 30 vjetët  e fundit tri here radhazi vendi ka humbur gjenerata.

Hoxhaj ka thënë se kjo është një rrethanë e vështirë për familjet.

Hoxhaj drejtoi kritika ndaj Qeverisë duke theksuar edhe mungesën e kryeministrit, Albin Kurti në seancën ku po diskutohet lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19./21Media

Back to top button