NASA: Po vjen një asteroid i madh

Nuk do të rrezikohet Toka

Asteroidi “2014JO25”, me diametër prej një kilometër, është nisur drejt Tokës dhe bie në kategorinë e “objekteve potencialisht të rrezikshme”, por do të kalojë në largësi të sigurt nga planeti ynë, thonë ekspertët.

NASA njofton se ky asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës më 19 prill, por në një të ardhme të afërt nuk ka arsye për panik.

Pika më e afërt në të cilën do të gjendet asteroidi do të jetë 1,87 milionë kilometra larg Tokës.

Ky do të jetë kalimi më i afërt i asteroidit me Tokën në 400 vjetët e fundit.

Ekspertët nuk parashikojnë kalimin e asteroideve të kësaj madhësie për dhjetë vjetët e ardhshëm.

Një shkëmb i madhësisë së ngjashme, me diametër 800 metra, do t’i afrohet Tokës në gusht të vitit 2027.

Potencialisht të rrezikshëm konsiderohen asteroidet më të mëdhenj se 100 metra që i afrohen Tokës në largësi më të vogël se 7.500.000 kilometra. Në rast të goditjes në tokë, një asteroid i tillë i madh mund të shkaktojë shkatërrim që nuk mbahet mend te njerëzimi, por nëse bie në ujë mund të shkaktojë cunami të mëdhenj.

Ndryshe, ndeshje të trupave të tillë me Tokën mesatarisht ndodhin një në 10 mijë vjet

Back to top button