Naser Rafuna ka një propozim pas miratimit të buxhetit për vitin 2022

Pas miratimit të buxhetit për vitin 2022, ka reaguar aktori Naser Rafuna i cili ka propozuar që teatrit kombëtar t’i ndahen 2 milion euro për shfaqje dhe 2 milion euro për teatrot e qytetit dhe për nivelizimin e pagave te aktoreve, ndërsa 5 milion të tjera të ndahen për QKK-në për aplikim 3 herë në vit.
”Atehere, kisha me besu shume se do te ngritej niveli i prodhimeve artistike te shumeta,ne rangut e nivelit te Krohacise, Sllovenise nga prodhimi dhe mundesia e madhe co-produksioneve ngase jep mundesi qe aktore,regjisor e skenarist etj etj te punojne ne filma jashte vendit dhe shkembimeve kulturore te artisteve ( regjisor,aktor) me teatro nderkombetare”, ka thënë Rafuna.
Ndryshe, dje me me 65 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2022./21Media

Back to top button