Naser Rafuna me kërkesë drejtuar Kurtit

 

Aktori Naser Rafuna, sot ka dorëzuar një kërkesë te Kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Duke e kërkuar të drejtën e dhjetëra artistëve të vendit tonë, dhe kam shpresën që Kryeministri shumë shpejt do ta bëj realitet këtë kërkesë time”, ka thënë Rafuna.

Në letrën e tij drejtuar Kurtit, kërkohet që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, koncept dokumenti për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të Kulturës dhe punonjësve profesional të Trashëgimisë Kulturore të plotësohet me drejtësi ligjore të kërkuar.

Gjithashtu, kërkohet që të bëhet sigurimi i një page bazë konkurruese me rajonin për performuesit e teatrove publike gjegjësisht teatrove të qytetit. Në Facebook, Rafuna ka publikuar shkrimin e plotë që i ka dërguar Kurtit, ku përfshihen të gjitha kërkesat./21Media

Sot kam dorëzuar kërkesën te Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti duke e kërkuar të drejtën e dhjetëra artistëve të…

Posted by Naser Rafuna on Thursday, 6 May 2021

 

Back to top button