Natasha Kandiq pajtohet me propozimin e Kosovës

 
Ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka thënë se Velko Odaloviq nuk duhet të udhëheqë Komisionin për Persona të Pagjetur i Qeverisë së Serbisë.
Reagimi i saj vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel propozoi që Odaloviq të mos e udhëheqë më këtë komision duke thënë se ai në vitet 1997-1999 ishte ‘naçelnik i qarkut të Kosovës’ dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviq.
Kandiq ka përmendur kryetarin e Komisionit për Personat e Zhdukur i Qeverisë së Kosovës, Ramë Manaj, që ka të zhdukur të birin, vëllain e të afërm të shumtë që nga viti 1999 duke thënë se në anën tjetër, Komisioni i Serbisë udhëhiqet nga dikush që s’ka kredibilitet moral.
“Familjet e viktimave duhet të propozojnë kryetarin e atij komisioni, një person që nuk është i komprometuar nga nacionalizmi dhe korrupsioni”, ka shkruar ajo në Twitter.

Back to top button