NATO: Furnizimi i Rusisë me dronë dhe raketa balistike është i papranueshëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi të enjten çdo koordinim iranian me Rusinë për armët për luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Ne shohim gjithashtu Iranin duke ofruar drone dhe raketa balistike në Rusi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi.
“Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ofrojë mbështetje për Moskën në këtë luftë të paligjshme”, tha ai.
Irani po përgatitet të dërgojë rreth 1,000 armë shtesë, duke përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi tokë-tokë dhe më shumë dronë sulmues, në Rusi, thanë të martën CNN zyrtarë nga një vend perëndimor që monitoron nga afër programin e armëve të Iranit.
Dërgesa po monitorohet nga afër, sepse do të ishte rasti i parë që Irani dërgon raketa të avancuara të drejtuara me saktësi në Rusi, të cilat mund t’i japin Kremlinit një nxitje të konsiderueshme në fushën e betejës.
Dërgesa e fundit e armëve nga Irani në Rusi përfshinte rreth 450 dronë, thanë zyrtarët, të cilët rusët i kanë përdorur tashmë për efekt vdekjeprurës në Ukrainë. Zyrtarët ukrainas thanë javën e kaluar se ata kanë rrëzuar më shumë se 300 drone iraniane.
Qeveria e Iranit ka mohuar vazhdimisht dërgimin e armëve në Rusi./21Media

Back to top button