NATO i bën thirrje Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit me Ukrainën
NATO i ka bërë thirrje Rusisë që të rinovojë urgjentisht pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për eksportin e grurit pasi vendi vendosi të tërhiqet nga marrëveshja të shtunën.
Në një lutje drejtuar Moskës, aleanca ushtarake i ka kërkuar presidentin rus Vladimir Putin të rishqyrtojë vendimin e tij për të mundësuar që ushqimi “të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë”.
“Presidenti Putin duhet të ndalojë së armatosuri ushqimin dhe t’i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të rinovojë urgjentisht marrëveshjen, duke mundësuar që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë për të “, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Rusia pezulloi rolin e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja pasi akuzoi Kievin për kryerjen e një “sulmi terrorist” në një flotë anijesh të Detit të Zi në Krime./21Media